TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Qershor 2023, 11:09

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen 16 persona; sekuestrohen kokainë, armë dhe makina

Shkruar nga Pamfleti
Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen 16 persona;
Pamje nga operacioni i Policise ne Korçe

Një megaoperacion antidrogë është zhvilluar nga Policia e Korçës në vazhdën e dy megaoperacioneve “Knock Down” të finalizuar 1 vit më parë. Janë proceduar penalisht 43 shtetas, nga të cilët 24 po hetohen në gjendje të lirë, 10 janë ndaluar, e 6 janë prangosur në flagrancë.

Gjatë operacionit u sekuestruan në total 9 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 388 gramë kokainë, 1 armë zjarri, municion luftarak, fidanë kanabis, llamba led, 9 automjete, 6 peshore elektronike, 28 celularë dhe shuma parash dhe eurosh, të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Gjatë këtij operacioni, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë janë lëshuar 13 masa sigurie “Arrest në burg”, nga të cilat strukturat hetimore në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë kanë ekzekutuar 10 masa ndalimi konkretisht ndaj shtetasve:

– P. P., 31 vjeç; P. A., 19 vjeç; B. R., 46 vjeç; T. R., 38 vjeç; E. B., 36 vjeç, M. K., 29 vjeç; E. F., 26 vjeç; G. K., 40 vjeç; D. Xh., 39 vjeç dhe M. K., 23 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit: -E. K., 32 vjeç; M. D., 22 vjeç; E. N., 23 vjeç, banues në Korçë.

Po nga strukturat e lartpërmendura në kuadër  të këtij procedimi, janë arrestuar në flagrancë gjithsej 6 shtetas konkretisht: -M. P., 23 vjeç; I. D., 26 vjeç; Gj. R., 32 vjeç; A. S., 36 vjeç; D. Q., 27 vjeç dhe N. L., 19 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu po hetohen në gjendje të lirë edhe 24 shtetas të tjerë.

Gjatë operacionit “Knock Doën 3”, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 388 gramë kokainë e ndarë në doza;
– 9 kilogramë kanabis;
– 1 armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak;
– 9 automjete;
– 28 aparate celular;
– 6 peshore elektronike;
– një sasi në lekë dhe në euro, të përfituara nga veprimtaria kriminale;
-fidanë të kultivuar në gota plastike; 2 llamba neon led.

Vijon puna operative-gjurmuese e proceduriale, për dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale në ngarkim të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet të paligjshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

operacioni antidrogë në korçë

Lini një Përgjigje