
Një 25-vjeçar nga Mati është gjetur i pajetë në një kanal vaditës ditën e sotme. Ai humbi kontaktet me familjen mbrëmjen e djeshme pasi kishte shkuar në pyll, për të mbledhur kërpudha.
Nga këqyrja paraprake nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e viktimës, ndërkohë që pista kryesore mbetet ajo e një aksidenti.
Paraprakisht dyshohet se i riu ka rënë aksidentalisht në kanalin vaditës dhe më pas ka humbur jetën. Ndërkohë që grupi hetimor dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.
Lini një Përgjigje