
Një efektiv policie ka humbur jetën në aksidentin e ndodhur mesditën e sotme në aksin Shkodër-Lezhë. Viktima është identifikuar si Gazmir Zhuka. Ai ishte punonjës policie në pikën kufitare Hani i Hotit.
Drejtuesi i automjetit tjetër është një qytetar serb i cili nuk ka marrë dëmtime. Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në Balldre, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin G. Zh., 46 vjeç, banues në Tiranë (punonjës policie, jashtë orarit të shërbimit) dhe automjeti me drejtues shtetasin serb D. P., 30 vjeç.
Si pasojë, ka marrë dëmtime të rënda fizike, shtetasi G. Zh. i cili është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, për të marrë ndihmë mjekësore, por ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
Lini një Përgjigje