
Është publikuar fotoja e 35-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm në aksin Tiranë-Durrës. Makina tip “BMW X5” doli nga rruga duke u përplasur me mbajtësen anësore.
Visar Meshi udhëtonte së bashku me dy persona të tjerë, Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj të cilët mbetën të plagosur dhe ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Të afërmit e viktimës kanë shprehur ngushëllimet për ikjen e parakohshme të 35-vjeçarit.
“Visar, na i theve zemrat e na trishtove, të gjitha do i pranoja por jo të shkruaj mesazh lamtumire për ty”, shkruan një prej të afërmve në Facebook.
"Më datë 16.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një automjet tip “BMW X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi V. M., 35 vjeç, si dhe janë dëmtuar shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje