TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Qershor 2023, 17:27

Ekzekutoi armikun e Sokol Çapjas, kush është Jorgo Leku që u ekstradua sot drejt Shqipërisë; anëtari i klanit të fortë në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutoi armikun e Sokol Çapjas, kush është Jorgo Leku që

Jorgo alias Olsi Leku, është 44 vjeçari i cili është ekstraduar këtë të enjte nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, si i akuzuar për ekzekutimin e babë e bir në Elbasan.

Leku u arrestua në Greqi në vitin 2020, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.

Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, më datë 12.06.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ai akuzohet për vrasjen e Gentian Beqirit, i cili u ekzekutua në banesën e tij edhe pse ruhej nga forcat e policisë në dyert shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur rreth 8 vjet më parë, ku i vdekur mbeti dhe babai i Beqirit.

Më datë 15.08.2012, në lagjen “Çlirimi”, Elbasan, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ardian Meta alias Gentian Beqiri, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe të atin e tij Nezir Beqiri.

Ekzekutimi i Gentian Beqirit dyshohet se ishte porositur nga fisi Çapja, pasi e akuzonin si autor të vrasjes së Sokol Çajpjas, ngjarje e cila vijon të sjellë viktima në Elbasan dhe më gjerë.

Gentian Beqiri në momentin e vrasjes ndodhej në shtëpi pasi gjykata për shkak të paralizimit kishte dhënë masën e sigurisë arrest me burg. Ai u arrestua në tentativë në Sarandë por gjatë tentativës për t’u arratisur nga komisariati u hodh nga lartësia dhe mbeti i paralizuar.

Olsi Leka bashkë me një person tjetër mashtruan dy oficerët e policisë që bënin shërbim roje, duke u hequr si djali i tezes së Beqirit. Gentian Beqiri u qëllua me silenciator, kurse i ati i ndërroi jetë në spital nga infarkti për shkak të dhunës fizike.

olsi leku ekstradimi Çapja

Lini një Përgjigje