Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Një automjet tip “BMW X5” ka dalë nga rruga dhe si pasojë e përplasjes me mbajtësen anësore, ka humbur jetën 35 vjeçari V.M. Ndërsa janë plagosur edhe dy personat e tjerë që ndodheshin në makinë.
E.H 34 vjeç dhe E.C 32 vjeç po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në spital.
"Më datë 16.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një automjet tip “BMW X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi V. M., 35 vjeç, si dhe janë dëmtuar shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve."-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje