TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Qershor 2023, 12:09

I la tritolin në oborr, zbardhet dëshmia e 44-vjeçarit të arrestuar: Më thoshte hajdut

Shkruar nga Pamfleti

I la tritolin në oborr, zbardhet dëshmia e 44-vjeçarit të

Është zbardhur dëshmia e 44-vjeçarit, Sokol Mesiti që donte të fuste në kurth 46-vjeçarin Kujtim Kaçurri për mbajtje të tritolit. Mesiti e vendosi vetë tritolin në oborrin e banesës së 46-vjeçarit dhe më pas njoftoi policinë.

Sokol Mesiti gjatë marrjes në pyetje ka treguar se veprimin e kishte ndërmarrë pasi sipas tij Kaçurri e shante tek të tjerët dhe e cilësonte si hajdut.

I ndjerë i fyer, Mesiti vendosi që të hakmerret dhe të vendoste sasinë e tritolit në banesën e Kaçorrit. Burime për mediat bëjnë me dije se 44-vjeçari është person me precedent të mëparshëm penal, i dënuar për vjedhje.

Mesiti dhe Kaçurri nuk jetojnë në të njëjtin fshat. Identifikimi i autorit u bë përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, të cilat kombinuan edhe me provat materiale të gjetura në shtëpinë e Mesitit, veshjet që përdori gjatë vendosjes së kallëpeve të tritolit.

 

deshmi tritol vore

Lini një Përgjigje