TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Qershor 2023, 12:38

Arrestoi qytetarin pa arsye dhe e dhunoi brenda komisariatit nr.4, pezullohet polici në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Arrestoi qytetarin pa arsye dhe e dhunoi brenda komisariatit nr.4, pezullohet

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar efektivin Nderim Cami nën akuzën se ka dhunuar fizikisht një të arrestuar brenda komisariatit nr.4 në Tiranë.

33 vjeçari ka arrestuar pa arsye të ligjshme qytetarin Z.Z në dhjetor të vitit 2022 dhe më pas e ka dhunuar këtë të fundit gjatë qëndrimit në komisariat duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Për të shmangur pasojat, polici ka dorëzuar një kallëzim ndaj të arrestuarit duke e akuzuar për kundërshtim të punonjësit të policisë.

Ndaj Nderim Camit rëndojnë akuzat për veprat penale Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Kallëzimi i rremë”.

Lini një Përgjigje