TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Qershor 2023, 13:57

Grabisnin Rolex-a dhe sende me vlerë për t'i tregtuar në Shqipëri, GJKKO lë në burg 11 nga të arrestuarit

Shkruar nga Pamfleti

Grabisnin Rolex-a dhe sende me vlerë për t'i tregtuar në

Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 11 nga 12 të arrestuarit në kuadër të një aksioni për goditjen e dy grupeve kriminale të cilët vidhnin bizhuteri e mallra luksi në Francë dhe i shisnin në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Agustin Mesulin, Altin Doden, Florion Bakun, Agustin Sokol, Bora, Egi dhe Elda Idrizajn, Dejvi Skenderaj, Vangjush Kashara, Tomorr Baruti, Gentian Aga, Alid Shehi.

Më herët SPAK bëri me dije se në operacionin e zhvilluar së bashku me autoritetet franceze, mes personave të ndaluar kishte edhe efektivë policie.

Sipas SPAK, njëri grup akuzohet se kryente vjedhje në Francë dhe më pas mallrat vinin në Shqipëri. Bëhet fjalë për vjedhje bizhuterish dhe veshje të markave të luksit. Ndërkohë grupi tjetër sillte sasi të mëdha parash.

Mësohet se paratë vinin nga aktivitete kriminale. Grupet korruptonin efektivë në portin e Durrësit për të dërguar lehtësisht paratë në destinacion.

SPAK sekuestroi para, armë si dhe 60 ora dore të markave Hamilton, Omega, Rolex, Baume & Mercier, Cartier, Breitling, Hublot Geneve, Edifice, etj;

Gjithashtu, një sasi e konsiderueshme syze dielli të markave të ndryshme luksoze (DG, Louis Vuitton, Ray Ban, Giorgio Armani, Versace);

Sasi e konsiderueshme parfume dhe kremrash (Versace Dylon Blue, Dolce Gabbana, Hermes, Avon Glamour, Asabi; Channel Blue; Armani “Si”, Louis Vuitton; etj.

Lini një Përgjigje