TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Qershor 2023, 13:36

Detaje të reja nga sekuestrimi i gomones në Vlorë, operacioni njëkohësisht në 6 shtete; 14 të arrestuar

Shkruar nga Pamfleti

Detaje të reja nga sekuestrimi i gomones në Vlorë, operacioni

Policia e shtetit ka dhënë sot detaje lidhur me operacionin e nisur dy ditë më parë me sekuestrimin e një gomoneje dhe me arrestimin e dy shtetasve shqiptarë të kërkuar ndërkombëtarisht për vjedhjen me dhunë të disa mjeteve motorike në Italinë veriore.

Bëhet fjalë për një operacion të përbashkët që ka vijuar në të njëjtën kohë në Itali, Shqipëri, Zvicër, Slloveni, Francë dhe Belgjikë, si dhe u koordinua nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion.

Në total gjatë këtij operacioni, në Itali dhe në Shqipëri, janë arrestuar 14 shtetas dhe për 3 shtetas të tjerë është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar në Vlorë, u kapën dhe u vunë në pranga 2 shtetasit e kërkuar ndërkombëtarisht,Eduard Alikaj., 51 vjeç, banues në Vlorë dhe Fetah Shametaj., 28 vjeç, banues në Vlorë. Ata dyshohen se janë autorë të vjedhjes me dhunë të 10 mjeteve motorike në Itali.

Shtetasit ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Torinos, me vendimin e datës 04.05.2023, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet që këta shtetas përdornin, në fshatin Babicë, u gjetën dhe u sekuestruan 1 mjet ekskavator i dyshuar i vjedhur, 1 mjet kamion, brenda të cilit është gjetur 1 mjet lundrues gomone me gjatësi rreth 13 metra, me 3 motorë (marka “Yamaha”), me fuqi 415 KF, që dyshohet se mund të përdorej për ngjarje kriminale.

Lini një Përgjigje