TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Qershor 2023, 14:48

Shiste kokainë në disa zona të Korçës, arrestohet 36-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Shiste kokainë në disa zona të Korçës, arrestohet

36-vjeçari Ardi Sterjo është arrestuar nga policia e Korçës, pasi akuzohet se shpërndante kokainë në qytet.

Gjatë kontrollit në banesën e të riut u sekuestruan dhjetëra doza me sasi të ndryshme lëndë narkotike kokainë. Gjithashtu, policia i gjeti në banesë një shumë parash që dyshohet se ishte përfituar nga veprimtari kriminale.

Nga ky operacion, uniformat blu kanë goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike. U vunë në pranga edhe 2 persona që shpërndanin lëndë narkotike kanabis dhe kokainë në qytet, të cilët mbanin armë zjarri dhe kultivonin fidanë kanabisi në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

arrestim korçë kokaine

Lini një Përgjigje