TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Qershor 2023, 08:22

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohet 8 persona

Shkruar nga Pamfleti

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohet 8 persona

Një tjetër operacion antidrogë është zhvilluar gjatë natës së djeshme në Korçë. Mësohet se nga ky operacion janë shoqëruar dhjetëra persona në ambientet e drejtorisë, ndërsa në pranga kanë rënë 8 prej tyre.

Gjatë aksionit, janë kontrolluar dhjetëra banesa dhe lokale në Korçë, ndërsa nga policia u arrit të kapeshin shtetas që merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike.

Burime bëjnë me dije se u sekuestruan rreth 300 gr kokainë, 5 kg cannabis, po ashtu telefona, peshore, automjete si edhe sasi në euro dhe lek.

Detaje të mëtejshme nga operacioni priten të zbardhen në vijim edhe nga komunikata zyrtare.

 

 

 

 

 

 

operacion antidrogë në korçë

Lini një Përgjigje