TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Qershor 2023, 10:22

I dënuar për vrasjen e gruas së tij me sëpatë, ndërron jetë i burgosuri në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

 

I dënuar për vrasjen e gruas së tij me sëpatë,
Foto ilustruese

80 vjeçari Adem Tale, i dënuar me 35 vite burg për vrasjen e gruas së tij me sëpatë të ndodhur në 4 prill të 2018-ës ka ndërruar jetë në burgun Qendrën Spitalore të Burgjeve.

Mësohet se shkak për ndarjen nga jeta të të moshuarit është bërë një arrest kardiak. Adem Tale vuante dënimin e tij prej 5 vitesh në burgun e Durrësit.

"Sot me datë 18.06.2023, në Spitalin e Burgjeve në orën 09:10 si pasojë e arrestit kardio-respirator, ka ndërruar jete në Reanimacionin e Qëndrës Spitalore të Burgjeve i dënuari Adem Tale, i datëlindjes 1943, lindur e banues në Kukës!

I ndjeri ka ardhur nga IEVP Durrës dhe është shtruar në Qëndrën Spitalore të Burgjeve në datën 06.06.2023. Ai është dënuar me 35 vjet për vrasje. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve menjëherë njoftoi Prokurorinë, SHKBB, oficerët e policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë për kryerjen e veprimeve proceduriale."-njofton drejtoria e Burgut.

Lini një Përgjigje