
Gazetarja Aida Topalli thotë se Shqipëria krahasohet me Kolumbinë, lidhur me krimin e organizuar.
Në emisionin “360 gradë’ në ABC News, Topalli u shpreh se në disa qytete të vendit, ka banda të paprekura.
“Unë e krahasoj Shqipërinë shpeshherë me Kolumbinë, vetëm se ne jemi vend më i vogël. Në disa qytete të Shqipërisë janë të strehuar disa banda që janë të paprekura, nuk janë asgjësuar. Jetojnë në atë oazin e tyre. Kemi Bajrat, Çapjat, sa e sa banda. Mund t’i konsiderojmë familje, por të organizuara në banda kriminale. Ata kanë preferuar që të qëndrojnë në pjesën familjare për të qëndruar të sigurt, janë tradhtuar disa herë”, tha ajo.
Lini një Përgjigje