TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Shkurt 2024, 21:22

Grabitja e pikës së këmbimit valutor, policia: 5 mijë euro kush jep informacion për autorin

Shkruar nga Pamfleti

Grabitja e pikës së këmbimit valutor, policia: 5 mijë euro

Një pikë këmbimi valutor është grabitur mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë ndërsa policia ka publikuar foton e autorit.

Policia ofron 5 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion që çon në kapjen e tij.

Autori, i veshur me bluzë të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash dhe më pas është larguar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10.

“DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe 069 411 8879 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, njofton policia.

Lini një Përgjigje