
Pasditen e sotme, policia dhe FNSH kanë vendosur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Vlorës. Kontrolle po bëhen për persona të shpallur në kërkim dhe ata që qarkullojnë me armë.
Deri në këto momente, konfirmohet se qëllimi mbetet kontrolli, ndërsa nuk ka ende informacione për të shoqëruar apo të ndaluar.
Personat e dyshimtë janë ndalur nga policia dhe ju janë bërë kontrolle. Deri më tani policia nuk ka dhënë një njoftim për aksionin në fjalë.
Kontrollet janë shtuar ditën e sotme edhe pas vënies në pranga të Armando Sulejmanit në Durrës, në kuadër të operacionit “Zëvendësimi”.
Lini një Përgjigje