TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Shkurt 2024, 13:50

U arrestuan pasi shfrytëzonin 10-vjeçarin për përfitime në TikTok, jepet sot masa e sigurisë për nënë e bir nga Saranda

Shkruar nga Pamfleti

U arrestuan pasi shfrytëzonin 10-vjeçarin për përfitime

Do të njihen me masën e sigurisë ditën e sotme nënë e bir Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku, të akuzuar për keqtrajtim të një 10 vjeçari, nipi i Natashës dhe djali i Armandos.

Ata janë denoncuar nga nëna e të miturit, pasi e ekspozonin atë në rrjetin social, “TikTok”, duke folur me një fjalor banal, me qëllim për të përfituar ekonomikisht.

Në rrjetet sociale qarkullojnë shumë video të të miturit ku dëgjohet të flasë me një fjalor banal, i shtyrë nga babai dhe gjyshja e tij.

 

nene e bir sarande masa e sigurise shfrytezim tik tok

Lini një Përgjigje