TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Shkurt 2024, 15:06

Mori 25 mijë euro për t’i ulur dënimin një të burgosuri, lihet në arrest shtëpie avokati

Shkruar nga Pamfleti

Mori 25 mijë euro për t’i ulur dënimin një të

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e “Arrestit në Shtëpi” për avokatin Petraq Semani.

Ai akuzohet se mori një shumë prej 25 mijë euro nga familjarët e një të dënuari për t’i ulur dënimin me 15 vite burg.

Dyshohet se avokati ka ndikuar tek gjyqtarët për të favorizuar masën e dënimit ndaj një shtetasi, i cili akuzohet për ‘plagosje të rëndë me dashje me pasojë vdekjen’.

Marrja e rreth 10 mijë eurove nga Petraq Semani në banesën e shtetasit Ll. D. është regjistruar me audio dhe video nga rrethi familjar dhe shoqëror i shtetasit Ll. D., regjistrim ky që mban datën 06.03.2019.

Ndërsa pjesa tjetër e shumës së kërkuar, sipas deklarimeve të shtetases S. D., lidhur me deklarimet e shtetasve të tjerë që kanë dijeni për veprën penale dhe të dhënat e Western Unionit, janë dhënë më vonë në disa këste, deri në dhënien e vendimit përfundimtar gjatë fazës së rigjykimit në shkallën e parë.

Lini një Përgjigje