TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Shkurt 2024, 14:40

U kap me kokainë në banesë, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

U kap me kokainë në banesë, arrestohet 30-vjeçari shqiptar

Karabinierët e Seksionit Operativ të Perugias kanë arrestuar një 30-vjeçar shqiptar, i cili së fundmi kishte mbërritur në Itali.

Ai akuzohet për veprën penale të posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikim.

Gjatë një shërbimi kontrolli territorial, policia vërejti sjelljen e dyshimtë dhe vendosën të ndërhynin për ta kontrolluar.

Pas një kontrolli personal dhe në shtëpi , të riut iu gjetën 20 doza kokaine , 1790 euro cash në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, një telefon celular që dyshohet se përdoret për veprimtari të paligjshme, një peshore precize dhe material për paketim droge.

Pas arrestimit, 30-vjeçari u dënua me një vit burg dhe një mijë euro gjobë.

 

 

kokaine banese shqiptar itali

Lini një Përgjigje