TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Shkurt 2024, 15:19

Përmbyset kamioni në Tiranë dhe dëmton 3 makina të parkuara, plagoset shoferi

Shkruar nga Pamfleti

Përmbyset kamioni në Tiranë dhe dëmton 3 makina të

Një kamion është përmbysur në Tiranë dhe për pasojë ka përplasur disa automjete të tjera. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ramazan Gaxherri”. Për pasojë janë dëmtuar tre makina të parkuara.

Nga aksidenti, ka mbetur i lënduar shoferi i kamionit.

Rreth orës 13:10, shtetasi B. D., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, duke dëmtuar 3 mjete të tjera të parkuara. Shtetasi B.D., për shkak të dëmtimeve, është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje