TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Shkurt 2024, 15:36

Përdornin 10-vjeçarin për përfitime në Tik Tok, Gjykata lë në burg pa afat gjyshen dhe babanë e të miturit

Shkruar nga Pamfleti

Përdornin 10-vjeçarin për përfitime në Tik Tok,

Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” pa afat për Natasha Rombula dhe Armando Kumarakun.

Nënë e bir postonin në rrjetin social TikTok video të një të mituri me fjalë banale dhe denigruese për arsye përfitimi.

Ata akuzohen për keqtrajtim të një 10-vjeçari, nipi i Natashës dhe djali i Armandos.

Mësohet se ata janë denoncuar nga nëna e të miturit,  pasi e ekspozonin atë në rrjetin social, “TikTok”, duke folur me një fjalor banal, me qëllim për të përfituar ekonomikisht.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas kallëzimit të marrë në muajin dhjetor 2023, nga shtetasja E. A., se ish-bashkëshorti i saj dhe nëna e tij, postonin në rrjetin social TikTok, video ku shfaqej djali i saj i mitur 10 vjeç, duke përdorur fjalë denigruese dhe banale, menjëherë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, e cila regjistroi procedimin penal për këtë rast”, njoftoi policia.

Në rrjetet sociale qarkullojnë shumë video të të miturit ku dëgjohet të flasë me një fjalor banal, i shtyrë nga babai dhe gjyshja e tij.

Lini një Përgjigje