TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Shkurt 2024, 20:50

Grabitje në Tiranë/ Vidhet nën kërcënimin e armës pika e këmbimit valutor, policia në ndjekje të autorit

Shkruar nga Pamfleti

Grabitje në Tiranë/ Vidhet nën kërcënimin e armës

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Mësohet se një person i maskuar me kapuç e doreza dhe me një pistoletë, ka hyrë brenda pikës së këmbimit valutor dhe ka kërcënuar punonjësin. Teksa është larguar pasi ka marrë një sasi parash, autorit i ka rënë pistoleta, e cila ka qenë imitim.

Policia është vënë në ndjekje të autorit.

"Më datë 22.02.2024, rreth orës 20:10, në Kombinat, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor, dhe më pas është larguar", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje