TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Shkurt 2024, 20:14

Nuk ndalen vetëvrasjet/ 30-vjeçarja në Delvinë i jep fund jetës, gjendet e varur në banesë!

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ndalen vetëvrasjet/ 30-vjeçarja në Delvinë i jep fund

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në vendin tonë, ku një nënë 30-vjeçare i ka dhënë fund jetës.

Nëna e cila mësohet se ka një fëmije 9 vjeç, është gjetur e varur në tualetin e shtëpisë së tyre në fshatin Fushë Vërri në Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ku sipas raportimeve të para, dyshohet se gruaja 30-vjeçare është vetvarur.

30-vjeçarja Teuta Kondi është gjetur e pajetë nga vëllai i saj, ndërkohë që mësohet se bashkëshorti i saj ka qenë bari me bagëti.

Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqet e ngjarjes.

Kjo është një tjetër ngjarje e rëndë pas një serie rastesh të tilla, pasi prej disa javësh janë shtuar rastet e vetëvrasjeve në vendin tonë. Një shtim ky i paprecedent në krahasim me vitet e tjera. 

delvinë

Lini një Përgjigje