TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Korrik 2023, 12:00

Atentati në Fushë-Krujë, si paraqitet gjendja e dy fëmijëve të Gentjan Bejtjas

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në Fushë-Krujë, si paraqitet gjendja e dy

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i një dite më parë në Larushk të Krujës, ku objektiv ishte Gentjan Bejtja, por u vra kunati i tij Ramazan Sino dhe mbetën të plagosur dy fëmijët e Bejtjas.

Burime për mediat bëjnë me dije se djali 10-vjeçar është jashtë rrezikut për jetën dhe ka mundur të flas për grupin hetimor. Ndërkohë që vëllai i tij 13-vjeçar është në gjendje më të stabilizuar, por mjekët nuk e konsiderojnë ende se e ka kaluar rrezikun.

Mësohet se Bejtja kishte disa ditë që ishte kthyer nga jashtë, ndërsa makina e cila u gjet e djegur me tre kallashnikovë brenda, në Tapizë e cila dyshohet të jetë e autorëve, rezulton të jetë e vjedhur në Tiranë.

Gentjan Bejtja, i cili në momentin e atentatit nuk ishte në shtëpi dhe pasojat ranë mbi kunatin dhe dy fëmijët e tij, rezulton me një të shkuar të pasur kriminale, ndërsa u ka shpëtuar edhe dy atentateve.

Viktima Ramazan Sino me profesion shofer në Prokurorinë e Apelit në kryeqytet me makinë po shoqëronte fëmijët e motrës drejt shtëpisë së tyre. Sapo mbërritën në verandën e shtëpisë ata u përballën me agresivitetin e rreth 30 plumbave të qitura nga dy armë të ndryshme kallashnikovi. Si pasojë e të shtënave 29 vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje ndërsa nipi, 13 vjeçari Alvi Bejtja dhe fëmija tjetër 10 vjeç përfunduan në spital të plagosur.

Pistat në të cilat po heton policia janë mosmarrëveshjet mes grupit kriminal, apo hakmarrja për një ngjarje te pazbuluar ku objektivi mund të ishte i përfshirë.

Gentjan Bejtja nuk është paraqitur për të parë nga afër fëmijët e tij dhe nuk është gjendur nga prokuroria. Ai është një personazh me shumë dritëhije i botës së krimit. Bejtja ka qenë mik i ngushtë me Enver Stafukën i cili rezulton i zhdukur, personi që kontaktoi i fundit me biznesmenin e vrarë të kromit Iljaz Calit.

Kjo ngjarje dëshmoi së pari që kundërshtarët e Gentjan Bejtjas janë të interesuar ta eliminojnë me çdo kusht, pasi nuk kursyen as fëmijët e mitur dhe ekzekutuan një person që nuk kishte asnjë lidhje me ngjarje kriminale në vend.

Sipas hetuesve kjo ngjarje duhet të hetohet me shumë ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në aksin Fushë-Krujë Lezhë pasi mund të hidhet dritë dhe mbi ngjarje të tjera të shumta të ndodhura më parë. Gentjan Bejtjas mund t’i ofrohet dhe statusi i të penduarit nga drejtësia.

Atentatorët dyshohet se ishin tre persona të cilët u afruan deri pranë banesës pa rënë në sy të askujt pasi dhe kamerat e rrugës ishin hequr nga policia dhe e vetmja kamerë që punonte ishte ajo në oborrin e banesës. Dy qëlluan, ndërsa i treti po ashtu i armatosur qëndroi në makinë dhe i largoi menjëherë pas sulmit. Rreth 20 minuta më vonë policia gjeti në Tapizë nën flakë makinën e vjedhur që u përdor nga atentatorët si dhe tre kallashnikovë në brendësi të saj.

Në shtator të vitit 2016 në mjetin e tij Tuareg shpërtheu një lëndë eksplozive që vetëm e plagosi ndërsa në janar të vitit të kaluar ai u tentua të eleminohej me armë zjarri teksa ishte në makinë me Klodian Stafukën por mbeti i plagosur vetëm në dorë.

Emri i Gentjan Bejtës rezulton në regjistrat e policisë i implikuar në disa ngjarje kriminale nga shkatërrimi i pronës deri te krimet ndaj personit.

Ngjarja me e rëndë për të cilën ai u vu në pranga ishte për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt pasi u akuzua se kishte siguruar makinën e përdorur në vrasje. Ai është pyetur dhe si person që ka dijeni edhe për ngjarje të tjera si vrasja e Ilvi Canit në autostradë, atentati ndaj Mariglen Hakës si dhe vrasja e trefishtë në mbikalimin e Fushë Krujës korrikun e vitit te shkuar.

Për zbardhjen e sulmit në shtëpinë e tij policia ka ushtruar kontroll në banesat e personave me precedent në zonë por deri më tani nuk janë gjetur të dhëna të vlefshme.

fushe kruje atentat femije gentjan bejtja

Lini një Përgjigje