TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Korrik 2023, 10:45

Atentati në shtëpinë e Gentjan Bejtjas, kamerat e sigurisë shpresa e hetuesve

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në shtëpinë e Gentjan Bejtjas, kamerat e sigurisë

Kamera e sigurisë e sekuestruar në banesën e Gentjan Bejtjas mund të jetë mundësia që hetuesit të hedhin dritë mbi atenatin e ndodhur dje në Larushk të Fushë-Krujës ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino si dhe u plagosën 2 fëmijët e mitur të Bejtjas.

Nga grupi hetimor, bëhet me dije se kamera ka fiksuar një prej personave, por siluetën e tij, pasi drejtimi i kamerës pengohet nga një pemë që ndodhet afër shtëpisë së Bejtjas.

Ndërkohë që hetuesit janë rikthyer në zonë dhe kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve, por edhe banesave të tjera, të cilat do të zbulojnë se nga mbërriti mjeti “Wolksvagen” i atentatorëve.

Ndërkohë që të pakta janë shpresat se mund të zbulohen të dhëna të vlefshme për hetimin nga automjeti pasi ai është shkrumbuar ndërsa po bëhet edhe ekzaminimi i 3 kallashnikovëve dhe 28 gëzhojave që u gjetën ne vendngjarje.

Mësohet se Gentjan Bejtja ka qenë në vëzhgim nga atentatorët dhe mësohet se ai ka zbritur nga automjeti para se të mbërrinte në shtëpi.

Ai dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga Kosova për në Shqipëri, ndërsa nga sistemi TIMS rezulton se ai ndodhet jashtë Shqipërisë prej të paktën 1 viti.

atentat fushe kruje gentjan bejtja kamera sigurie

Lini një Përgjigje