TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Korrik 2023, 09:07

Aksident në Tiranë, makina përplas motorin; plagosen dy të rinj

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Tiranë, makina përplas motorin; plagosen dy të

Një aksident ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Farkë-TEG, në Tiranë. Një 47-vjeçar me inicialet F.H. i cili drejtonte një makinë tip “Volkswagen”, ka përplasur një motomjet më të cilin udhëtonin dy të rinj, të moshave 26 dhe 18 vjeç.

Si pasojë e aksidentit dy të rinjtë janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

“F. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Farkë-TEG, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin K. J. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi K. J., 26 vjeç dhe pasagjeri në motomjet, shtetasi R. J., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje