TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Korrik 2023, 08:58

Dhunoi partneren dhe i publikoi video pa dëshirën e saj, në pranga 40-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Dhunoi partneren dhe i publikoi video pa dëshirën e saj, në

Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi ka përndjekur dhe dhunuar vazhdimisht bashkëjetuesen e tij.

Sipas policisë, personi i arrestuar i identifikuar si A.N, dyshohet se ka publikuar një video të bashkëjetueses, pa pëlqimin e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. N., 40 vjeç, pasi ka përndjekur dhe dhunuar vazhdimisht bashkëjetuesen e tij, si dhe dyshohet se ka publikuar një video të saj, pa pëlqimin e saj”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestim tirane dhune

Lini një Përgjigje