
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite shërbim prove ish gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka e akuzuar për korrupsion. Gjithashtu gjykata vendosi për të edhe “Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3 vjeçare.
Ndërsa për avokatin Ilir Pashaj që dyshohet se do i jepte një shumë prej 4 milionë lekësh gjyqtares, GJKKO dha 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkuartuar shkon në 1.4.
Vyshka u arrestua korrikun e kaluar, me dyshimin se kishte marrë 4 milionë lekë për përfituar ulje dënimi shtetasi Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.
Dy të pandehurit e tjerë te kësaj çështjeje, Taulant Romallari dhe Andrea Tiranë, gjykata i dënoi me nga 1.4 dhe 6 muaj heqje lirie. Për shkak se të pandehurit kanë përfunduar dënimin me periudhën e paraburgimit, gjykata urdhëroi lirimin e tyre nga qelia.
Lini një Përgjigje