TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Korrik 2023, 16:42

Akuzohej për abuzim me tenderët, ish-kryebashkiaku i Pogradecit shpallet i pafajshëm nga gjykata

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohej për abuzim me tenderët, ish-kryebashkiaku i Pogradecit

Gjykata e Posaçme ka shpallur ditën e sotme të pafajshëm ish-kryetarin e bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, i cili akuzohej për abuzim me tenderët. Pas argumenteve nga ana e avokati Sokol Hazizaj, trupa gjykuese është bindur për pafajësinë e klientit të tij.

Kujtojmë se Kapri u akuzua nga SPAK për kryerjen e veprave penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre”

Sipas SPAK fakti i parë penal lidhej me një tender për blerjen e druve me vlerë afro 9 milionë lekë të reja, ndërsa akuza e dytë është ajo e pengimit të procesit zgjedhor në vitin 2019, pasi bashkia kishte kyçur tre shkolla që do të shërbenin dhe si qendra votimi.

kapri pogradec

Lini një Përgjigje