
Gentian Bejtja, shënjestra e atentatit në Krujë, ku mbeti i vrarë kunati i tij dhe të plagosur dy djemtë e tij kishte kërkuar azil në Norvegji dhe Suedi për tu mbrojtur, por iu mohua.
Si pasojë e problemeve në Shqipëri, Bejtja kishte kërkuar më parë azil në Norvegji fillimisht e më pas në Suedi, por këto kërkesa nuk i janë pranuar.
Bejtja është një person i njohur për policinë dhe emri i tij ka dalë në disa ngjarje të mëparshme kriminale, teksa i kishte shpëtuar dy atentateve më herët në vite.
Sipas burimeve, dyshohet se dy ditë më parë Bejtja ka qenë në shtëpi dhe se mund të ketë qenë në automjet me kunatin e tij mbrëmjen e djeshme, por ka zbritur më parë. Po kështu mësohet se autorët mund të kenë pasur dijeni për lëvizjet e tij prej ditësh.
Në vendin e ngjarjes ku ndodhi atentati u gjetën mbi 20 gëzhoja. Durim e Valter Bami dhe Marklen Haka janë shoqëruar në polici, pasi dyshohet se janë përfshirë në ngjarjen krimimale. Tre të shoqëruarit njihen si tre të fortët e Niklës, pasi kanë rekorde të theksuara kriminale në të shkuarën.
Lini një Përgjigje