TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Korrik 2023, 13:18

Tentoi të vriste një person, arrestohet 36-vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të vriste një person, arrestohet 36-vjeçari në

36-vjeçari F.K është arrestuar nga policia e Vlorës pas pasi tentoi të vriste me thikë 65-vjeçarin A.Sh., banues në Vlorë.

Gjithashtu po nga policia e Vlorës është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi me inicialet G. K., 38 vjeç, banues në fshatin Shushicë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, kunatin e tij, shtetasin R. D., 29 vjeç, banues në Vlorë, si dhe i ka dëmtuar automjetin.

“Vlorë -Tentoi të vriste me mjet prerës (thikë), një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari.

Vihet në pranga edhe 38-vjeçari që dyshohet se plagosi me thikë, kunatin e tij, ditën e djeshme, në lagjen “24 Maji”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar të vriste me thikë një shtetas tjetër, në lagjen “10 Korriku”, kanë organizuar punën, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit,  si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale policore, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar ta vrasë, duke e goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Sh., 65 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

-Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë edhe shtetasi G. K., 38 vjeç, banues në fshatin Shushicë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, kunatin e tij, shtetasin R. D., 29 vjeç, banues në Vlorë, si dhe i ka dëmtuar automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje