TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Korrik 2023, 11:25

Gjendet një person i pajetë në Durrës, detajet e para

Shkruar nga Pamfleti

Gjendet një person i pajetë në Durrës, detajet e para

Një person i pajetë është gjetur brenda një automjeti në qytetin e Durrësit.

Trupi i pajetë është gjendur pranë shkollës “Jusuf Puka”, brenda një makine tip “Fiat Brava”, me ngjyrë gri.

Viktima është identifikuar nga policia si A.R. banues në Krujë.

Policia bën me dije se, nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se 39-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor dhe ekspertët e mjekësisë ligjor vijojnë punën për përcaktimin dhe dokumentimin ligjor të shkakut të vdekjes së 39-vjeçarit.

durres i pajete makine

Lini një Përgjigje