
Gentian Bejtja, një eksponent i njohur i botës së krimit, i ka shpëtuar për herë të tretë një atentati të kryer në drejtim të tij, pak pas mesnatës së datës 4 korrik, në banesën e tij në fshatin Larushk të Krujës, ndërsa nga plumbat ka mbetur i vrarë kunati i tij Ramazan Sino (vëllai i gruas) dhe i është plagosur i biri Alvi Bejtja.
Ramazan Sino ndërroi jetë në vend si pasojë e plagëve të marra, ndërsa i mituri u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës. Mësohet se djali është në gjendje të rëndë për jetën, në intubim.
Sipas asaj që raportohet përveç Alvi Bejtjas, ka mbetur i plagosur edhe djali tjetër vetëm 8 vjeç. Ai është në gjendje më të mirë shëndetësore.
Dyshohet se autorët atentatit kanë qenë 3 persona, të cilët i kanë zënë pritë Gentain Bejtjas në hyrje të banesës së tij. Autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi në drejtim të Gentian Bejtjas, sapo ai ka zbritur nga makina. 42-vjeçari ka qenë në makinë bashkë me familjen e tij.
Pas atentatit, në Tapizë te Lapidari rreth orës 00:40, është gjetur i djegur një automjet, dyshohet tip "Volksëagen", i cili rezulton i vjedhur dhe mund të jetë përdorur nga autorët për të kryer atentatin. Brenda makinës së djegur krejtësisht janë gjetur tre kallashnikovë.
Lini një Përgjigje