Është publikuar fotoja e Ramazan Sinos, 29 vjeç, 29-vjeçarit i cili mbeti i vdekur nga atentati që ndodhi pak pas mesnate në fshatin Larushk në Krujë, i cili kishte shënjestër Gentian Bejtjan.
Sino është kunati i Gentian Bejtjas. Ky i fundit dyshohet të ketë qenë shënjestër e vrasësve. Krimi i rëndë ndodhi në mesnatë në banesën e Gentian Bejtjas.

Ndërsa personi në foton më poshtë është pikërisht Gentian Bejtja.
I plagosur nga breshëria e kallashnikovit mbeti edhe djali i Gentian Bejtjas, Alvi Bejtja i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Autorët hapën zjarr me breshëri kallashnikovi drejt banesës së Gentian Bejtjas. Plumbat prekën kunatin e tij Ramazan Sino duke e lënë të vdekur dhe dy djemtë. Njëri prej tyre doli nga spitali rreth orës 04:00 pasi nuk ishte në rrezik për jetën.
Pas atentatit, autorët u larguan me një makinë Volkswagen Golf 5 pa targa, të vjedhur në Tiranë. Mjeti u gjet i djegur në zonën e lapidarit në Tapizë. Brenda makinës policia gjeti 3 kallashnikovë.
Kush është Gentian Bejtja
Më 9 Janar të vitit 2022, Gentian Bejtja i shpëtoi një atentati në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, ndërsa mbeti i plagosur miku i tij 31-vjeçar Klodian Stafuka që ishte me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Ngjarja mbetet e pazbuluar.
Gentian Bejtja i shpëtoi po ashtu dhe një atentati me eksploziv të ndodhur në Shtator të vitit 2016 kur në mjetit e tij një sasi eksplozivi shpërtheu dhe e plagosi atë.
Gentian Bejtja njihet si miku i ngushtë i Enver Stafukës, personazh i njohur i botës së krimit i rrëmbyer nga një skuadër “policore” dhe i zhdukur në rrethana të dyshimta në Shkurtin e vitit 2015.
Lini një Përgjigje