Një person është gjetur i mbytur te Liqeni i Farkës në Tiranë. Policia dyshon se 45 vjeçari është vetëmbytur, pasi nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.
"Më datë 04.07.2023, në Liqenin e Farkës, është gjetur dyshohet i vetëmbytur shtetasi M. D., 45 vjeç.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa."-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje