TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Korrik 2023, 07:54

Detaje të reja nga atentati mafioz në Krujë/ Dyshohet për 3 autorë, si ranë në pritë familjarët e Gentian Bejtjas

Shkruar nga Pamfleti
Detaje të reja nga atentati mafioz në Krujë/ Dyshohet për 3
Pamje nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk në Krujë, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe i plagosur djali i tij Alvi Bejtja.

Sipas burimeve dyshohet se atyre u është bërë pritë dhe sapo kanë zbritur nga makina, pranë banesës së tij, është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të Gentian Bejtjas dhe familjes së tij.

Gentian Bejtja po udhëtonte familjarisht, ndërsa ka mbetur viktimë kunati dhe i biri. Dyshohet se autorë të krimit janë 3 persona. Ndërkohë në zonë nuk ka kamera sigurie pasi u hoqën në kuadër të operacionit të policisë ‘Fijet’.

Shënjestër e atentatit ishte Gentian Bejtja, një person me precedent penal të mëparshëm i cili u ka shpëtuar edhe 2 atentateve më parë.

Bejtja i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur.

Ai i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku edhe në atë kohë u dëmtua.

Gentjan Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë.

Ai është hetua edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013.

atentati mafioz në krujë gentian bejtja

Lini një Përgjigje