TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Korrik 2023, 07:20

Qëlluan në drejtim të banesës së tij në Krujë dhe i vranë dajën, kush është Gentjan Bejtja; i ka shpëtuar 2 atentateve

Shkruar nga Pamfleti

Qëlluan në drejtim të banesës së tij në Krujë

 Një atentat me armë zjarri ka ndodhur fshatin Larushk në Krujë ku Ramazan Sina, 46 vjeç ka humbur jetën, ndërsa është plagosur edhe nipi i tij Alvi Bejtja, 18 vjeç.

Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë pronari i banesës, Gentjan Bejtja, por që ky i fundit u ka shpëtuar plumbave.

Bejtja i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur.

Ai i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku edhe në atë kohë u dëmtua.

Gentjan Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë.

Ai është hetua edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013.

 

kruje gentjan bejtja

Lini një Përgjigje