TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Korrik 2023, 18:46

Të shtëna me armë zjarri në një banesë sociale në Itali, vritet një 27-vjeçar shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në një banesë sociale

Një i ri shqiptar humbi tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të hëne në Catania të Italisë. Viktima është identifikuar si Kastriot Ismailaj, 27 vjeç.

Siç raportojnë mediat italiane i riu shqiptar ndërroi jetë në orën 9.45 të mëngjesit të sotëm në spitalin Garibaldi Centro, pasi u dërgua i plagosur rëndë nga disa të shtëna që ndodhën në Nesima, brenda një banese sociale.

Gjendja e tij ishte e rëndë dhe mjekët nuk ishin në gjendje të kryenin ndërhyrje kirurgjikale për të nxjerrë një plumbin i cili i kishte rënë në kokë. Bashkë me viktimën, i cili ishte pa dokumente në Itali, i plagosur mbeti edhe një 43-vjeçar, i identifikuar si Carmelo Leonardi. Ky i fundit, përveç plumbit, ra edhe nga kati i dytë i godinës ku ndodhi ngjarja.

Ndërkohë në prokurori mëngjesin e sotëm u paraqit një person i tretë, që dyshohet se është i përfshirë në këtë ngjarje. Giovanni Pasqualino Di Benedetto, 27 vjeç, mësohet se është me precedentë të mëparshëm penalë dhe është arrestuar me akuzën e tentativës për vrasje. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje.

itali vrasje

Lini një Përgjigje