
Një sherr brenda familjes në qytetin e Vlorës ka përfunduar me një të plagosur. 40-vjeçari me iniciale G.K. ka goditur me thikë në këmbë kunatin e tij, R.D. 30 vjeç duke e lënë të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji” rreth orës 13:20. I plagosuri ndodhet në Spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar nga policia. Dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje