TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Korrik 2023, 09:06

Aksidenti ku mbeti i plagosur i mituri, arrestohet shoferi i motorit që u përplas me autobusin e "Unazës"

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti ku mbeti i plagosur i mituri, arrestohet shoferi i motorit që u

Drejtuesi i motorit që u përplas dje me autobusin e linjës së Unazës është arrestuar nga policia pasi nuk kishte leje drejtimi dhe ishte në sens të kundër të lëvizjes.

Nga përplasja e djeshme, mbeti i plagosur një 12 vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në motor.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin H. Gj., banues në Tiranë, pasi në rrugën “5 Maji”, duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi dhe në sens të kundërt me lëvizjen, është përplasur me autobusin me drejtues shtetasin P. F. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

 

aksident autobusi unazes

Lini një Përgjigje