Gjykata e Elbasanit ka lënë në qeli 35 prej të arrestuarve në kuadër të operacionit “Rrjeti”. Tre ditë më parë policia shkatërroi 4 grupe kriminale të shtrira në Elbasan, Pogradec, Përrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd, grupe që merreshin kryesisht me trafik të lëndëve narkotike. Në pranga ranë 45 persona ndërsa 7 u shpallën në kërkim. Ata dolën sot para gjykatës për tu njohur me masat e sigurisë. Mësohet se gjykata ka vendosur “arrest me burg” për 35 prej tyre. Ndërkohë pjesa tjetër do të hetohen në gjendje të lirë dhe në arrest shtëpie.
Sipas policisë të arrestuarit ishin të ndarë në 4 grupe kriminale. 11 prej tyre rezultonin të dënuar dhe më parë për krime të kryera në fushën e narko-trafiqeve, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale. 25 prej tyre kanë qenë të skeduar në vite, nga strukturat e hetimit të krimeve, për përfshirje në veprimtari kriminale, ndërsa 27 janë skeduar vetëm gjatë këtij viti. 10 prej tyre janë pjesë e grupeve kriminale, për shkak të mënyrës së bashkëpunimit dhe sjelljes se tyre gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale.
Grupet kriminale, prodhonin, furnizonin si dhe shpërndanin lëndë narkotike. Hetimet për megaoperacionin kundër trafikut të drogës zgjatën për 3 muaj. Mbi 490 efektivë policie morën pjesë në operacion si dhe u kontrolluan dhjetëra banesa dhe lokale.
Në kuadër të operacionit ‘Rrjeti’ u sekuestruan edhe 51 milionë lekë, 15 mijë euro si dhe një shumë frangash zviceriane! Po ashtu u sekuestrua 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta.
Detajet e dosjes
Sipas të dhënave nga dosja hetimore, lënda shitej nëpër lagjet e qytetit dhe shpërndarësit qëndronin pranë banesave ku mbanin dozat. Për të humbur gjurmët ata lëviznin me blerësit disa metra nëpër rrugica, teksa shqetësohen edhe për policinë.
Mes 52 personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale janë Igli Merko, Denis Darzeza, Ahmet Kushi, Gavrosh Berati, Florenc Demiri, Arsen Vishkulli, Erist Skilja dhe Emirjan Dinja, të cilët dolën zbuluar nga një agjenti i infiltruar, i etiketur si “K”.
Ata shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, ekstazi dhe kanabis që e përpunonin dhe e përgatisnin në doza të vogla, gati për shitje. Lënda narkotike shitej në forma të ndryshme, dikush me letra si të paketave të cigares, një tjetër në shishe uji, apo edhe në materiale plastike.
Fillimisht agjenti bleu 2 qese kokainë me 10 maj nga Igli Merko. Agjenti ndaloi para një bar-kafe rreth orës 19:30 në rrugën ‘Belul Berisha’, ku u afrua një automjet tip Audi që drejtohej nga Igli Merko. Pas bisedës u futën në një rrugicë ku agjenti e priti dhe për 3 minuta, Igli Merko doli nga dera e një banese dhe i dha diçka në dorë. Agjenti u largua ndërsa Igli Merko u fut në automjet.
Më pas më 31 maj, agjenti i autorizuar u takua me një tjetër person të përfshirë në këtë veprimtari, Denis Darzeza. Të dy u takuan në orën 21:30 në afërsi të kryqëzimit të rrugëve ‘Jordan Misja’ dhe pasi biseduan pak, Denisi i dha në dorë diçka agjentit të autorizuar dhe u largua. Agjenti e dorëzoi në polici dhe rezultoi të ishte shishe plastike uji e mbushur me sasi të lëngshme e cila dyshohet të jetë metadon.
Ndërsa Ahmet Kushi akuzohet se merrej me shitjen e heroinës. Agjenti i autorizuar u takua me të në orën 11:40 të datës 2 qershor pranë pallatit që njihet me emrin ‘pallati kinez’, zonë ku vepronte Kushi për të marrë sasinë e heroinës.
Gavrosh Berati i ofroi agjentit ‘K’ material gjysëm të mirë, i cili pas analizimit rezultoi se në përbërje të kokainës kishte edhe paracetamol. Takimi mes të dyve u bë në datën 1 qershor në orën 17:30 në shesh parkimin e pallatit, dhe në transkriptet e zbardhura nga policia të bisedës mes Beratit dhe agjentit të infiltruar të policisë, trafikanti i rrëfen policit të infiltruar se materiali nuk është 100% cilësor.
Joni Hasnjoku
Durim Novaku
Hysni Sadushi,
Arsen Vishkulli
Emiljan Dinja
Ledi Nergjoni
Erist Skilja
Gazmir Panxhi
Gentjan Shabani
Florenc Demiri
Gavrosh Berati
Rigert Kokoneshi
Ferdinand Sadushi
Ahmet Kushi
Denis Darzeza
Florenc Puto
Storado Sadushi
Emre Puro
Rezarta Isufaj
Shpetim Myrta
Edor Hasanllari
Andrea Gugu
Armando Buzani
Erind Hoxha
Ilirjan Kume
Sali Isufaj
Klajdi Isufaj
Igli Merko
Hekuran Gjeli
Xhuljano Gjyla
Enea Hysenbelli
Leonard Tola
Aldo Gjeli
Esmirand Lici
Xhulio Lluca
Armand Lluca
Oltjon Çela
Sara Çepi
Xhevit Bogdani
Taulant Novaku
Amarildo Sallaj
Romarjo Bora
Rudolf Korumi
Mariglen Hida
Fatmir Durbaku
Lini një Përgjigje