TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Korrik 2023, 17:05

Shfrytëzonin për të lypur katër fëmijët e mitur, nën hetim dy nëna në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti

Shfrytëzonin për të lypur katër fëmijët e mitur,

Dy nëna janë proceduar penalisht nga policia e Sarandës pasi akuzohen se kanë shfrytëzuar fëmijët e tyre për të lypur.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetaset e proceduara penalisht janë një 39 vjeçare banuese në Gjirokastër dhe një 33 vjeçare banuese në Sarandë, pasi janë konstatuar duke shfrytëzuar për të lypur, 4 fëmijët e tyre të mitur 4-9 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 39 vjeçare, banuese në Gjirokastër dhe një 33 vjeçare, banuese në Sarandë, pasi janë konstatuar duke shfrytëzuar për të lypur, 4 fëmijët e tyre të mitur 4-9 vjeç”, njofton policia. 

sarande femije shfrytezim

Lini një Përgjigje