TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Korrik 2023, 13:51

Kokainë e përzierë me paracetamol, të tjera detaje nga dosja hetimore e grupit kriminal në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Kokainë e përzierë me paracetamol, të tjera detaje nga dosja

Të tjera detaje janë zbardhur nga dosja e plotë hetimore të operacionit të koduar ‘Rrjeti’ që tregon se si u zbuluan 52 persona të përfshirë në grupet kriminale që merreshin me trafik droge në zona të ndryshme të Elbasanit.

Trafikantët shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, ekstazi dhe kanabis që e përpunonin dhe e përgatisnin në doza të vogla, gati për shitje.

Skema është zbuluar nga një agjenti i infiltruar i policisë dhe prokurorisë me simbolin ‘K’ që blinte drogë dhe zbulonte se si e kryhej shitja e lëndëve narkotike.

Nga përgjimet ambientale të realizuar në fillim të qershorit mes agjentit të infiltruar dhe njërit prej trafikantëve, ky i fundit i ka shitur një sasi kokaine, e cila nga ekspertiza rezultoi e përzierë me paracetamol.

“Është bërë vendimi për kryerjen e ekspertimit kimik të lëndës të  provës me numër serial unik…, e cila është blerë shtetasit Gavrozh Berati nga agjenti i autorizuar për blerje të simuluar.

Është mbajtur procesverbali i përgjimit ambiental datë 3 qershor 2023, ku është bërë regjistrimi i bisedave i (Gavrozh Berati 01.06.2023 Kokainë).Nga transkriptimi i përgjimit ambiential, personi i autorizuar me simbolin “K” dhe Gavrozh Berati me simbolin “G”, dyshohet se kemi të bëjmë me trafikim të lëndëve narkotike dhe ndër të tjera në këtë transkript shtetasi Gavrosh Berati i ofron “K” “gjysmë diçka të mirë”. Akti i ekspertimit me nr.4989 datë 07.06.2023 konkludon se analiza me GC/Ms për materialin objekt ekspertimi tregoi për praninë e paracetamolit, e cila është lëndë që nuk gjendet në tabelën e lëndëve narkotike. Pesha e materialit pa ambalazh ishte 0.586 gramë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Gravrosh Berati më datë 29.06.2023 është gjetur dhe sekuestruar një qese transparente brenda kishte një material me ngjyrë të kuqërremtë si i dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë. Pesha totale është 91 gr me gjithë ambalazh. Kjo sasi është sekuestruar dhe është marrë vendimi për kryerjen e ekspertimit kimik”, thuhet në një pjesë të dosjes hetimore.

kokaine dosje detaje grupi kriminal

Lini një Përgjigje