TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Korrik 2023, 11:31

“Pi edhe vetë ndonjë vizë"/ Publikohen përgjimet e reja të agjentit dhe të arrestuarit nga megaoperacioni në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

“Pi edhe vetë ndonjë vizë"/ Publikohen përgjimet

Është publikuar dosja hetimore e megaoperacionit në Elbasan me 45 të ndaluar.

Një agjent i infiltruar brenda grupit ka marrë dy qese kokainë prej 0.7 gramësh nga Hekuran Gjeli, njëri prej të arrestuarve.

Bazuar në përgjimet e policisë, pasi ai ka marrë sasinë e drogës ata kanë biseduar me njëri tjetrin, ku Gjeli e ka pyetur nëse i ka pëlqyer kokaina.

Gjeli: Hë ka dalë e mirë?

Agjenti “K”: E mirë ishte vlla.

Gjeli: Unë e mbaj të zgjedhur se e pi vetë ndonjë vizë dhe e mbaj të zgjedhur nuk e marr kot.

Agjenti “K” :Jo ishte i mirë me vërte ky.

Gjeli: në përgjithësi e zi a kupto.

Agjenti “K”: Dilte e fuqishme fare.

Gjeli: Na e la hajt të rujt zoti.

Agjenti: Hajt.

45 personat e ndaluar dy ditë më parë në megaoperacionin për trafikun e lëndëve narkotike dalin sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Duke qenë se të ndaluar janë 45 persona, gjysmat do të njihen sot me masën e sigurisë dhe pjesa tjetër nesër. Pritet që seanca të zgjasë deri në orët e pasdites.

Sipas policisë të përfshirë në grupin kriminal janë gjithsej 52 persona, ndërsa shtatë prej tyre janë shpallur në kërkim.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 1.3 kg kokainë, 860 gramë heroinë, 1.3 kg kanabis, 1 kallashnikov, 51 mln lekë dhe 15 mijë euro.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka kërkuar gjykatës arrest me burg për 37 prej tyre: Joni Hasnjoku, Edor Hasanllari, Andrea Gogu, Armando Buzani, Erind Hoxha, Strorado Sadushi, Emre alias Elton Puro, Shpëtim Myrta, Rezarta Isufaj, Ferdinand alias Spiro Sadushi, Ahmet Kushi, Denis Darzeza, Florenc Puro, Durim Novaku, Arsen Vishkulli, Gentjan Shabani, Florenc Demiri, Gavrosh Berati, Emiljan Dinja, Ledi Nergjoni, Erist Skilja, Gazmir Panxhi, Ilirjan Kume, Klajdi Isufaj, Igli Merko, Hekuran Gjeli, Rudolf Korumi, Mariglen Hida, Enea Hysenbelli, Leonhard Tola, Aldo Gjeli, Esmirald Lici, Oltjon Cela, Armand Lluca, Xhulio Lluca, Gentian Gjoka, Redi Nërpjetri; arrest shtëpie për Rigert Kokoneshi, Sali Isufaj,  Amarildo Sallaj, Xhuljano Gjyla, Hysni Sadushi dhe detyrim paraqitje për Romarjo Bora, Fatjon Blloshmi, Mikel Petriti.

Ndërsa personat e shpallur në kërkim janë: Enea Toĺlumi, Hysen Haziu, Eliberto Skilja, Sotir Kokoneshi, Albi Bicaku, Migel Balla, Migen Kucaj./TCH

elbasan megaoperacion pergjime

Lini një Përgjigje