TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Korrik 2023, 09:07

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagosen shoferi dhe pasagjeri

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagosen shoferi dhe

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në aksin Korçë-Pogradec.

Policia bën me dije se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit shtetasi L. D., dhe pasagjeri E. S., të cilët u transportuan në spitalin e Korçës.

"Më datë 02.07.2023, rreth orës 06:50, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, shtetasi L. D., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi shtetasi L. D. dhe pasagjeri E. S., të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga", njofton policia.

aksident plagosje sgoferi pasagjeri

Lini një Përgjigje