TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Korrik 2023, 22:24

E rëndë në Dhërmi, polici kufitar humb jetën gjatë patrullimit në det

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Dhërmi, polici kufitar humb jetën gjatë
Policia kufitare

Një oficer i policisë kufitare në Dhërmi ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme.

Policia njofton se rreth orës 20:10, në Dhërmi, shtetasi S. A., 56 vjeç, drejtues i një mjeti lundrues të Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në det, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe për këtë shkak ka ankoruar mjetin lundures përballë stacionit të Policisë Kufitare në Dhërmi dhe ka dalë në breg. Menjëherë është kërkuar ndihma e urgjencës mjekësore dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, punonjësi i Policisë humbi jetën.

Mësohet se viktima është Sinan Abilaliaj. Efektivi kishte 12 orë në det, në patrullim. Turnin e kishte marrë në orën në mëngjesit dhe mbrëmjen e sotme efektivi ka shfaqur probleme shëndetësore. 

Paraprakisht dyshohet se 56-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak. Grupi hetimor në bashkëpunim me ekipin mjekësor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 56-vjeçarit.

policia kufitare

Lini një Përgjigje