
Dy persona kanë mbetur të plagosur këtë mbrëmje në Tiranë, si pasojë e një sherri mes të rinjve. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Alliasit.
Sipas policisë, një person është konfliktuar me dy të tjerë dhe më pas është larguar me makinë, duke braktisur automjetin. Policia bën me dije se dy të rinj kanë mbetur të plagosur me një copë xhami.
"Më datë 01.07.2023, rreth 20:15, në rrugën “5 Maji”, në afërsi të një shkolle private, shtetasi A. D., për motive të dobëta dyshohet se është konfliktuar me shtetasit E. Sh., 29 vjeç, dhe J. Ç., 26 vjeç, dhe më pas ka braktisur automjetin e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë janë dëmtuar lehtë me mjet prerës (xham) shtetasit E. Sh., dhe J. Ç., të cilët kanë kaluar për mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit", njoftoi polici.
Lini një Përgjigje