TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Korrik 2023, 13:10

Ra nga një makinë ndërtimi, humb jetën 57-vjeçari shqiptar në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Ra nga një makinë ndërtimi, humb jetën 57-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 57-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e së shtunës teksa punonte në një kompani në zonën e Diavatës, në perëndim të Selanikut.

Sipas informacioneve, 57-vjeçari shqiptar ka rënë nga një makinë ndërtimi, në një kompani me materiale të riciklueshme, pak pas orës 08:00 dhe në rrethana ende të paqarta.

Rënia e 57-vjeçarit shqiptar ishte aq fatale sa vdekja e tij ishte e menjëhershme. Policia e Deltës po kryen hetimet paraprake për ngjarjen.

shqiptar greqi makine ndertimi

Lini një Përgjigje