TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Korrik 2023, 11:47

Zbardhet atentati në Lushnje, arrestohet porositësi dhe ekzekutori; motivi gjakmarrja

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhet atentati në Lushnje, arrestohet porositësi dhe ekzekutori;

Dy persona kanë rënë në pranga në Lushnjë pas tre muajsh, pasi policia ka arritur të zbardhë një tentativë vrasjeje të ndodhur 3 muaj më parë. Në pranga kanë rënë Mariglen Matjani dhe Laert Hasalla.

"Si rezultat i provave të siguruara në kuadër të këtij operacioni, u bë e mundur zbardhja e plotë e një tentative për vrasje, e ndodhur më datë 30.03.2023, në fshatin Ballagat, si dhe kapja dhe vënia në pranga e shtetasve M. M., 28 vjeç dhe L. H., 30 vjeç, të dy banues në Ballagat, Lushnjë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se shtetasi L. H. ka paguar shtetasin M. M., për të vrarë për motive gjakmarrjeje, shtetasin M. H, 22 vjeç (babai i shtetasit M. H. akuzohet për vrasjen e vëllait të shtetasit L. H.) Për të përmbushur porosinë e marrë, shtetasi M. M. ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin qarkullonin shtetasi M. H. dhe halla e tij, shtetasja B. S., 60 vjeçe. Nga të shtënat ka mbetur e dëmtuar në këmbë, 60-vjeçarja."-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

zbardhet atentati në lushnje

Lini një Përgjigje