TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Korrik 2023, 17:31

Me kë bashkëpunoi Alma Kaçi? Prokuroria kërkon tabulatet telefonike të vajzës që u filmua me Safet Gjicin

Shkruar nga Pamfleti

Me kë bashkëpunoi Alma Kaçi? Prokuroria kërkon tabulatet

Celulari i sekuestruar i Alma Kaçit, tabulatet e kontakteve telefonike të saj me persona të tjerë para dhe pas regjistrimit të videos si dhe qelizat celulare që do të tregojnë vendndodhjen e saj në ketë periudhe kohore, janë provat që po analizohen me prioritet nga prokuroria për të bërë të mundur zbardhjen e skemës se kush janë porositësit e videoskandalit për ish-kreun të Bashkisë së Kukësit Safet Gjici.

Dëshmia e 40-vjeçares, e cila sipas hetuesve ka qenë shumë kontradiktore, e për me tepër që nuk ka pranuar deri në këtë faze, të tregojë personat që e kanë porositur si dhe personat që e kanë shpërndarë videoskandalin, duket se nuk po ndihmon në zbardhjen e çështjes. Teksa ka pretenduar se ajo është një investiguese private që punonte në të zezë me kohë të pjesshme, 40-vjeçarja nuk ka pranuar të tregojë se kush e ka porositur këtë herë duke argumentuar se këtë gjë nuk e tregonte dot. Pikërisht për këtë arsye, prokuroria duket se është përqendruar tek analizimi i provave shkencore, më tepër sesa tek deklarimet.

Sipas “Shqiptarja.com”, burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije se pavarësisht deklarimeve, e akuzuara për korrupsion aktiv, grupi i hetimit është duke analizuar provat shkencore dhe me pas do te veprohet me thirrjen e personave të tjerë që rezultojnë se kanë patur kontakte me 40-vjeçaren, si dhe nëse kanë qenë në dijeni për videoskandalin para publikimit te tij, dhe madje e kanë shprehur atë publikisht.

alma kaci

Lini një Përgjigje